75 Mall Live Search
17:20 / E Hënë, 29 Korrik 2019 / indeksADMonline

Donis Avdijaj luan kundër Amir Rrahmanit

Afati kalimtar i verës ishte mjaft i zënë për futbollistët e përfaqësueses së Kosovës në futboll.

Shumë prej tyre ndërruan skuadra duke bërë hapa të rëndësishëm në karrierë.

Në mesin e tyre ishin edhe Amir Rrahmani e Donis Avdijaj.

Mbrojtësi Rrahmani kaloi nga Dinamo Zagrebi në Hellas Verona ndërsa Avdijaj ishte pa skuadër dhe u transferua në turqi te Trabzonspori.

Të dy do të ballafahen në ndeshje miqësore mes klubeve që do të zhvillohet nga ora 18:00. /Indeksonline/