75 Mall Live Search
19:48 / E Hënë, 29 Korrik 2019 / indeksADMonline

E hëna e zezë, vetëm sot dy persona të vdekur e 19 të lënduar

Kjo verë në Kosovë siç duket do të mbahet mend për aksidentet e shumta që kanë ndodhur.

Vetëm gjatë ditës së sotshme, dy persona kanë vdekur si pasoj e aksidenteve, shkruan Indeksonline.

Fillimisht në mëngjesin e sotëm, në rrugën Prishtinë-Podujevë një 39 vjeçar vdiq në një aksident trafiku.

Po ashtu tetë persona të tjerë mbetën të lënduar.

Pastaj, në një aksident trafiku në  Grabovc të Fushë Kosovës, një person vdiq ndërsa dy të tjerë u lënduan.

Në magjistralen Prishtinë-Gjilan ndodhi një aksident i rëndë, ku tre persona u lënduan.

Kurse në Komoran po ashtu tre persona u lënduan si pasojë e një aksidenti.

Një veturë ka përplasur tre këmbësor mesditën e sotme në Lipjan, ngasësi u arrestua ndërsa personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor./Indeksonline/