75 Mall Live Search
08:05 / E Martë, 30 Korrik 2019 / indeksADMonline

‘Tornado’ në detin e Velipojës

Mot i lig po vazhdon të mbajë jo vetëm në vendin tonë, por edhe në Shqipëri, veçmas pjesa veriore.

Derisa mijëra turistë po kalojnë pushimet në bregdetin shqiptar, shiu e stuhia ka përfshirë bregdetet në afërsi të Shkodrës e Lezhës.

Më e prekura është Velipoja dhe Shëngjini, ku për dy ditë radhazi ka pasur jo vetëm të reshura të shiut, por edhe stuhi, përcjellë Indeksonline.

Madje, dje është apeluar që pushuesit mos të hyjnë në ujë për shkak të rrezikut. E përmes një fotografie mund të shihni se si një tornado ujore u pa në mes të detit në Velipojë në orët e pasdites./Indeksonline/