75 Mall Live Search
09:08 / E Martë, 30 Korrik 2019 / indeksADMonline

Ronaldo: Shpresoj të kthehem në Madrid së shpejti

Cristiano Ronaldo ka marrë çmimin “Legjendë” nga mediumi i njohur spanjoll Marca.

Ky çmim prestigjos i ndahet vetëm personave që kanë arritur sukses të madh në botë.

Portugezi ishte shumë i emocionuar pasi çmimin i’a ndau presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, me të cilin Ronaldo ka pasur lidhje të veçantë ndër vite.

“Madridi është special për mua. Kam udhëtuar në shumë qytete por më së shumti e dua Madridin. Shpresoj të kthehem së shpejti këtu” deklaroi Ronaldo. /Indeksonline/