75 Mall Live Search
16:30 / E Martë, 30 Korrik 2019 / indeksADMonline

Rekordi i Manchesterit në Premierligë i paarritshëm, duhet edhe shumë vjet për ta thyer

Manchester United mban kreun e tabelës së përgjitshme të Premierligës që nga viti 1992 kur kjo ligë ka formatin e sotëm.

Djajtë e Kuq që atëherë kanë zhvilluar 1038 ndeshje duke grumbulluar 2168 pikë.

Me rreth 200 pikë më pak, në vendin e dytë qëndron Arsenali me 1955 pikë, shkruan Indeksonline.

United, Arsenal, Chelsea, Liverpool, Tottenham dhe Everton janë gjashtë skuadrat e vetme që nuk e kanë shijuar asnjëherë rënjën në Championship.

Nga viti 1992, Premierliga ka pasur 49 skuadra, ku tri prej tyre (Blackpool, Barsnley dhe Sëidon Toën) kanë marrë pjesë vetëm një sezon.

Manchester United është skuadra e vetme që ka golaverazhin mbi 1000+ derisa Sunderland ka golaverazhin më negativ në histori me -292.

Djajtë e Kuq janë edhe skuadra me më shumë tituj të fituar gjatë kësaj periudhe. /IndeksOnline/