75 Mall Live Search
18:23 / E Martë, 30 Korrik 2019 / indeksADMonline

Aksidentet në trafik, Policia nis zbatimin e planit operativ

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media apelon të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat e komunikacionit.

Në komunikatë thuhet se me qëllim të shtimit të masave për të rritur sigurinë në trafik, policia ka hartuar dhe është duke e zbatuar një plan operativ.

Sipas policisë, plani operativ, parasheh aktivitete të shtuara me qëllim që të parandalohen aksidentet dhe të rritet siguria në trafik.

“Sot, më 30 korrik 2019, Policia e Kosovës, në vazhdën e kërkesës për pjesëmarrësit në trafik,  në bashkëpunim me operatorin e telefonisë ‘VALA’, ka filluar dërgimin e një mesazhi për rreth një milion përdorues të numrave të kësaj kompanie.

“Policia e Kosovës, për të gjithë ata pjesëmarrës në trafik, e në veçanti për drejtuesit e automjeteve, të cilët do të bëjnë shkelje të ligjeve e rregullave të trafikut do të ndërmerr masa ndëshkuese sipas ligjeve në fuqi”, thuhet në komunikatë. /Indeksonline/