Ramadani: Kjo humbje nuk dhemb shumë, kundërshtari është nivel tjetër
Feronikeli është eliminuar nga garat evropiane pasi është mposhtur nga Slovan Bratislava me rezultat të përgjithshëm 4-1.
Trajneri i skuadrës nga Drenasi, Zikirija Ramadani pas ndeshjes ka thënë se kjo humbje nuk është më e rëndë se ajo në Ligën e Kampionëve.
“Me meritë skuadra sllovake kaloi në rundin tjetër pasi që është në një nivel tjetër“, ka thënë Ramadani.
“I përgëzoj lojtarët për atë që kanë arritur deri më tani në garat evropiane“.
“Tash duhet të fokusohemi në kampionat dhe të përgatitemi për sezonin e ri“.
“Më shumë na dhemb humbja ndaj The New Saints se kjo sot, pasi që Slovan Bratislava është skuadër e fortë“, tha ndër të tjerash trajneri i Feronikelit. /IndeksOnline/