75 Mall Live Search
20:23 / E Martë, 30 Korrik 2019 / indeksADMonline

Pas tre kartonëve të kuq eliminohet edhe Shkëndija

Pas Feronikelit nga garat evropiane u eliminua edhe Shkëndija e Tetovës.

Kampionët e Maqedonisë së veriut i shkuan më afër kualifikimit, e cila përballë Dudelange të Luksemburgut barazoi sot në transfertë me rezultatin 1-1, falë një goli të realizuar në limite nga Ibrahimi në të 92’.

Gjithsesi i pamundur ishte kualifikimi i ekipit shqiptar të Maqedonisë së Veriut, për shkak të disfatës së regjistruar prej tij në takimin e parë, me rezultatin 1-2.

Një finale me sherr në Luksemburg, aty ku kanë vërshuar kartonët e kuq ndaj Shkëndijës, me tre të ndëshkuar.

Fillimisht ishte Musliu ai që la fushën e lojës në minutën e 85’ pas dy kartonëve të verdhë, ndërsa në përfundim, pas përplasjes në fushë me kundërshtarin u ndëshkuan me të kuq edh Nafiu e Ibrahimi.