75 Mall Live Search
23:49 / E Martë, 30 Korrik 2019 / indeksADMonline

Zbulohet shkaku i bllokimit të transferimit të Correas te Milani

Situata e transferimit të Correas te Milani është komplikuar pak më shumë.

Milani dhe Atletico kishin gjetur një marrëveshje për 40 milionë euro, por kuqezinjtë nuk mund të bëjnë këtë transferim pa e përmbyllur çështjen e Andre Silvas.

Portugezi dështoi të kaloj te Monaco edhe pse kishte udhëtuar për vizitat mjekësore.

Pavarësisht kësaj, agjenti i Correa ishte kohët e fundit në Milano, kështu që ka të ngjarë të ketë një kontakt midis Milanit dhe agjentit të lojtarit. /IndeksOnline/