75 Mall Live Search
00:20 / E Mërkurë, 31 Korrik 2019 / indeksADMonline

Përleshje e madhe, gjakovarët rrahen mes veti si nëpër filma!

Një përleshje e madhe mes dy grupeve ka ndodhur sonte në Gjakovë, me ç’rast disa persona kanë marrë lëndime trupore.

Rasti mësohet të ketë ndodhur në furrën “Parku i lirisë”. Indeksonline ka arritur të sigurojë videon nga vendi i ngjarjes.

Në video shihen disa të rinjë se si rrahen me njëri-tjetrin. Për rastin në fjalë është informuar edhe Policia e Kosovës.

Indeksonline do t’iu mbajë të informuar lidhur me rastin në fjalë./Indeksonline/