75 Mall Live Search
09:13 / E Mërkurë, 31 Korrik 2019 / indeksADMonline

Trajneri i ‘promovimeve’ në Angli do të pensionohet pas 40 vitesh

Trajneri i Cardiff Cityt, Neil Warnock e ka konfirmuar se ai do të pensionohet në fund të sezonit të ardhshëm pas 40 viteve si trajneri futbolli, shkruan BBC Sport, përcjell Indeksonline.

Warnock i ka thënë BBC Sport se ai dhe gruaja e tij, Sharon dëshirojnë të shkojnë dhe “të vizitojnë disa gjëra derisa ende e kanë shëndetin.

Neil Warnock ka aritur që të arrijë 8 promovime në ligat profesionale dhe tani 70 vjeçari shtoi se një promovim i 9-të në karrierën e tij do të ishte një mënyrë shumë e mirë për ta përmbyllur këtë kapitull.

Cardiff City ra nga liga Premier sezonin e kaluar, dhe qëllimi kryesor i Warnock do të jetë promovimi në ligën kryesore të Anglisë./Indeksonline/