75 Mall Live Search
10:27 / E Mërkurë, 31 Korrik 2019 / indeksADMonline

Fillon takimi i Thaçit me Valdete Dakën

​Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka filluar takime me përfaqësues të partive në vend, për zhvillimet politike pas dorëheqjes së kryeministrit, pasi që Republika e Kosovës ka mbetur pa qeveri.

Ndërsa, sot, ai ka takuar Kryetaren e KQZ-së, Valdete Daka, për të vazhduar konsultat për hapat e mëtejshëm në këto rrethana të reja.

Thaçi thotë se tani shtrohet nevoja për hapa konkretë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës për të pasur në vend sa më shpejtë një qeveri funksionale e efektive.

“Kjo qeveri duhet të reflektojë vullnetin e partive politike për një solucion të ri qeverisës apo atë të një procesi elektoral të ri dhe të bëjë të mundur që Kosova të bëhet sa më shpejtë me qeveri. Takimet me partitë tjera politike do të vazhdojnë në ditët e ardhshme, varësisht nga agjenda dhe zhvillimet brenda vet partive politike përkatëse”, ka deklaruar ai.