75 Mall Live Search
11:32 / E Mërkurë, 31 Korrik 2019 / indeksADMonline

Aeroplanët me probleme teknike, dy vonesa në mëngjesin e sotëm

Autoriteti i Aviacionit Civili ka informuar qytetarët  se sot në mëngjes, fluturimi X38960 i kompanisë ajrore TUI Fly në arritje nga Aeroporti Basel – Mulhouse, pas aterrimit ka vërejtur që ka probleme teknike si pasojë e  goditjes me shpezë, e cila ka ndodhur gjatë fluturimit. 

Problemet teknike janë sanuar në ndërkohë, dhe aeroplani është nisur për Basel në ora 6:27 (kohë lokale), në vend të kohës së paraparë në 2:45.

Gjithashtu, aeroplani i fluturimit 8Q 710 i kompanisë Onur Air me destinacion Antalia, për shkak të një problemi teknik  nuk ka mundur të niset në kohën e paraparë, në ora 3:30 (kohë lokale). 

Ekipi i mirëmbajtjes së kompanisë është duke e trajtuar problemin./Indeksonline/