75 Mall Live Search
11:30 / E Mërkurë, 31 Korrik 2019 / indeksADMonline

Plagosja në Suharekë, arrestohet i dyshuari

Një person është arrestuar në Suharekë pasi i njëjti dyshohet se me datën 18 qershor ka plagosur një person.

“Pas hetimeve të zhvilluara me 30.07.2019 është vërtetuar se viktima mashkull K-Shqiptar ishte plagosur në dorë nga arma e zjarrit nga i dyshuari mashkull K-Shqiptar. Nga i dyshuari është konfiskuar një pistoletë e cila dyshohet se është përdorur në rast”, thuhet në njoftimin e policisë.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit, palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt./Indeksonline/