75 Mall Live Search
17:08 / E Mërkurë, 31 Korrik 2019 / indeksADMonline

Çfarë duhet të dini kur cikli menstrual iu vie gjatë kohës që jeni në plazhë

Më në fund erdhi dita që po prisnit prej një viti. Sapo firmosët lejen në punë, keni bërë gati valixhen ku sigurisht gjenden më shumë se 10 palë rroba banje, kontrolloni edhe një herë nëse është çdo gjë në rregull me prenotimin e hotelit ose shtëpisë në plazh, dhe në momentin që mendoni se çdo gjë është në rregull, ju vijnë disa miq të paftuar: menstruacionet.

Sigurisht që ky është makthi i çdo femre në pritje të pushimeve, aq më tepër kur cikli ju zgjat më shumë se 5 ditë. Mirëpo mos mendoni se duke qëndruar në çadër dhe lexuar, edhe pse www.living.al dhe Botimet Living janë gjithmonë një zgjedhje e shkëlqyer, do e privoni veten nga kënaqësia e kredhjes në ujë dhe noti.