Fenerbahce pranon 11 gola për 24 orë, Reali i treti në “Audi Cup”
Real Madrid ka fituar medaljen e bronztë në turneun “Audi Cup” që u zhvillua në Alianz Arena të Munichut.
Spanjollët në ndeshjen për vendin e tretë mposhtën Fenerbahcen me rezultat 5-3.
Golat për Realin i shënuan, tri Karim Benzema dhe nga një Nacho e Mariano Diaz, shkruan Indeksonline.
Për Fenerin realizuan Rdrigues, Driar dhe një gol shumë të bukur nga Tufan.
Vedat Muriqi luajti 75 minuta në këtë ndeshje dhe bëri një asistim shumë të bukur te goli i dytë.
Pas pak çastesh pritet të filloj finalja e këtij turneu, ku Bayern Munich lian kundër Tottenhamit. /IndeksOnline/