75 Mall Live Search
20:38 / E Mërkurë, 31 Korrik 2019 / indeksADMonline

Kishte fshehur 72 kg kanabis brenda skeletit të makinës, arrestohet shqiptari

SARANDË– Agim Shkurta  45-vjeç ka rënë në prangat e policisë pasi po tentonte të transportonte drogë drejt Greqisë.

Ai u ndalua në Qafë Botë nga policia kufitare e cila gjatë kontrollit në mjetin e tij gjeti lëndën narkotike të fshehur brenda dopio shasisë në pjesën e poshtme të mjetit.  Policia gjeti dhe sekuestroi 72 kg kanabis sativa.

Ndërkohë ndaj 45-vjeçarit rëndon akuza  “Trafikimi i lëndëve narkotike” e mbetur në tentativë.