75 Mall Live Search
20:39 / E Mërkurë, 31 Korrik 2019 / indeksADMonline

Mbrojtja e Realit bëhet “shoshë”, 16 gola të pranuar në parasezon

Mbrojtja e Real Madridit nuk është në formën më të mirë në këtë parasezon.

Skuadra e drejtuar nga Zinedine Zidane pranoi tre gola në ndeshjen e “Audi Cup” kundër Fenerbahces edhe pse fitoi me rezultat 5-3.

13 herë kampionët e Evropës kanë pranuar 16 gola në vetëm pesë ndeshje. Kjo do të thotë se ata kanë nxjerrë topin nga rrjeta çdo 28 minuta.

Kjo thjesht nuk është mjaft e mirë për një skuadër që shpreson të sfidojnë edhe një herë trofetë këtë sezon. /IndeksOnline/