75 Mall Live Search
00:35 / E Enjte, 01 Gusht 2019 / indeksADMonline

Kaq i kushtojnë buka dhe byrekat Spitalit të Pejës për 1 vit

Në fund të muajit korrik, Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka finalizuar kontratën e radhës për këtë vit.

Kësaj radhe është arritur të nënshkruhet për një marrëveshje për furnizim më ushqim, më konkretisht me buke dhe byrekë, shkruan Indeksonline.

Ndonëse vlera e parashikuar e saj ka qenë 22.100,00 euro, ajo është arritur të kurorëzohet për 21.808.00 euro.

Tenderi në fjalë i është besuar operatorit ekonomik “Fabrika e Re e Brumeve”, Sh.P.K.

Kohëzgjatja e kësaj kontratë është për 12 muaj.