75 Mall Live Search
00:46 / E Enjte, 01 Gusht 2019 / indeksADMonline

ShBA vendos sanksione ndaj ministrit të jashtem të Iranit

Departamenti Amerikan i Thesarit ka vendosur sanksione ndaj ministrit të jashtem të Iranit, Mohammad Javad Zarif.

Sanksionet perfshijnë ngrirjen e aseteve të Zarif në ShBA apo të kontrolluara nga ShBA, shkruan CNN, transmeton Indeksonline.

Zarif ka shkruar në Twitter se sanksionet e ShBA-së ndaj tij janë vendosur për shkak se ShBA e konsideron atë si kercenim të agjendave të saj.

Tensionet mes ShBA-ve dhe Iranit janë ngritur që nga viti 2015 kur ShBA ishin terhequr nga marrëveshja nukleare që kishte për qëllim kontrollimin e aktiviteteve nukleare iraniane.

Irani së fundi ka pranuar se ka kufizuar prodhimin e uranit të varfëruar që përdoret si karburant i reaktoreve por mund të përdoren edhe si bomba potenciale nukleare./Indeksonline/