75 Mall Live Search
08:25 / E Enjte, 01 Gusht 2019 / indeksADMonline

Efektet e uthullës së mollës në flokë

Uthulla e mollës e tretur në ujë është një medikament natyral për të pastruar dhe për t’u dhënë shkëlqim flokëve. Më poshtë ju sjellim 3 arsye pse duhet ta aplikoni atë tek flokët tuaj:

Ka veprim forcues dhe parandalon rënien e flokëve

Një lugë uthull molle për një gotë ujë mund të bëjë mrekulli për flokët sepse zëvendëson mineralet e munguara duke shmangur rënien e flokëve.

Jep shkëlqim

Ky përbërës, kur aplikohet në shpëlarje u jep shkëlqim flokëve. Nëse nuk e duroni dot erën e saj, përziejeni me pak lëng limoni.

 Largon yndyrat dhe ka veprim neutralizues Largon qelizat e vdekura dhe promovon rritjen e shëndetshme të flokëve.