Pamje nga një sherr i dhunshëm në plazhin e Shëngjinit, përfshihen në grushte edhe pushuesit kosovarë
Një sherr i dhunshëm ka ndodhur në plazhin e Shëngjinit, mes një grupi personash që ndodheshin në plazh, dyshohet se të përfshirë ka edhe pushues nga Kosova.
Siç mund të shihni në videon më poshtë të realizuar nga një kosovar, një grup të rinjsh shihen duke u konfliktuar fizikisht.
Lidhur me ngjarjen e kësaj të mërkure, filloi procedimi penal në gjendje të lirë, për veprat penale “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike” për gjashtë të dyshuar, B.P., E.P., B.A., I.P., E.P., dhe B.A.
Ata akuzohen se më 31 korrik, në Shëngjin, për motive të dobëta, kanë dëmtuar njëri-tjetrin duke u goditur me sende të forta.
Lidhur me këtë ngjarje hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Lezhës për veprime të mëtejshme.
Sherr i dhunshëm në Shëngjin, shihni pamjet on Vidnews.