75 Mall Live Search
12:19 / E Enjte, 01 Gusht 2019 / indeksADMonline

Festoi me armë zjarri, policia arreston mërgimtarin në Gjakovë

Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar mashkull shqiptar shtetas të huaj, pasi që i njëjti në një aheng familjar ka shtënë në ajër me armë zjarri.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë në Gjakovë në orën 22:10, përcjellë Indeksonline.

Policia ia ka konfiskuar atijarmën me 89 fishek dhe 13 gëzhoja. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt./Indeksonline/