75 Mall Live Search
14:35 / E Enjte, 01 Gusht 2019 / indeksADMonline

Pëfundojnë xhirimet e filmit të metrazhit të gjatë “Familja”

Kanë përfunduar xhirimet e filmit artistik të metrazhit të gjatë të regjisorit Durim Kryeziu.


“Familja” trajton një temë me raporte kontradiktore familjare mes tradicionales dhe bashkëkohores. Lona një vajzë 16 vjecare e rritur në një familje tradicionale, ndjek pasionin e ri të saj për muzikën rok. Kjo ëndërr has në pengesë në momentin e prezentimit të parë të grupit të saj para pubikut.

Babai i Lonës, Bardhi, pëlqen muzikën folklorike, ai ka të vështirë ta pranojë pasionin e ri të Lonës, duke menduar kështu se vajza e tij lehtë do të mund të rrëshqasë në veprime delikuente. Bardhi duke ndjerë dhimbje për tre familjarët e zhdukur gjatë luftës së vitit 1999 në Kosovë, i përjeton edhe më rëndë veprimet e Lonës. Konflikti mes tyre thellohet në momentin që fillojnë gërmimet tek një varrezë masive, pranë së cilës Lona dhe grupi i saj xhirojnë videoklipin!

Regjia: Durim Kryeziu
Skenari: Durim Kryeziu, Hazir Sh. Haziri
Producent: Bardhyl Bejtullahu
Drejtor i fotografise: Isak Duraku
Skenograf: Zeni Ballazhi
Kostumografe: Natyra Simnica
Grimi: Pranvera Metolli,
Kompozitor: Leonard Canhasi
Line producent : Butrint Lumi
Organizator: Arben Bajgora

Luajnë: Eli Gashi, Hazir Sh. Haziri, Arbnesha Nixha, Xhevat Qorraj, Lum Veseli, Lulzim Guhelli, Luan Daka, Avdi Gervalla, Labinot Lajqi, Urim Canhasi, Ideal Nrecaj, Rron Ukeimeraj, Vjollcë Osmani.

Filmi është prodhim i shtëpisë filmike “2B studio”, dhe është subvencionuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës.