75 Mall Live Search
16:37 / E Enjte, 01 Gusht 2019 / indeksADMonline

Solskjaer ka disa opsione për rolin e kapitenit në Manchester United

Ole Gunnar Solskjaer ka zbuluar se është afër zgjedhjes së kapitenit të tij, në Manchester United, me një numër kandidatësh për këtë rol.

Duke folur në një konferencë për shtyp pas fitores 1-0 ndaj Kristiansund në stadiumin Ullevaal, menaxheri u pyet nëse  David De Gea, i cili kishte mbajtur shiritin për 60 minutat e para, do të jetë kapiten i përhershëm, por trajneri nuk e ka konfirmuar këtë.

Antonio Valencia i cili deri më tani ishtë kapiten i United është larguar dhe kështu është krijuar hapsirë për zgjedhjen e një kapiteni të ri.

Solskjaer ka treguar se ka disa opsione mjaftë të mira për rolin e kapitenit, transmeton Indeksonline.

Trajneri i United premton se shumë shpejt do të zgjidhet kjo qështje./Indeksonline/.