Zaha reagon pas transferimit të Pepes në Arsenal
U përfol shumë pë një transferim të mundshëm të Wilfried Zahas në Arsenal, me lojtarin që dëshironte një sfidë të re te një klub i madh.
Por, ishte Crystal Palace ai që e pengoi këtë transferim duke kërkuar më shumë para për sulmuesin, shkruan Indeksonline.
Në anën tjeter, Arsenali e zyrtarizoi transferimin e Nicolas Pepe sot me shifrën prej 80 milionë eurove.
Faqja zyrtare e Premier Ligës e postoi në Instagram lajmin për kalimin e Pepe në Arsenal, ndërsa Zaha e ka pëlqyer foton.

Ai gjithashtu vazhdoi të pëlqente edhe fotot tjera në lidhje me këtë lajm./Indeksonline/
