75 Mall Live Search
19:46 / E Enjte, 01 Gusht 2019 / indeksADMonline

Një 21 vjeçar nga Kosova vritet me pesë plumba në Gjermani

Një 21-vjeçar shqiptar është qëlluar për vdekje të enjten mbrëma në Kassel të Gjermanisë.

Siç raportojnë mediat gjermane, një 26 vjeçar është arrestuar, pasi dyshohet se ka qëlluar për vdekje shqiptarin.

I dyshuari kryesor për vrasjen e shqiptarit kishte ikur nga vendngjarja por me ndihmën e dëshmitarëve është bërë i ditur identiteti i tij e që më pas është arrestuar nga autoritete gjermane.

Njësia Speciale e Policisë e arrestuan atë në shtëpinë e tij sot në mëngjes.

“I dyshuari ende nuk e ka komentuar aktine vrasjes. Ai është një gjerman i lindur në Kassel. Sipas informacioneve nga HNA, viktima ka lindur edhe në Kassel, familja e tij është nga Kosova”, shkruan hna.de