Gjykata Speciale fton edhe deputeten e AAK-së!
Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadriaj është e ftuara e radhës nga Gjykata Speciale.
Në një prononcim për “Indeksonline”, ajo ka deklaruar se është kontaktuar gjatë ditës së sotme nga Specialja.
“Ende nuk është caktuar koha kur do të intervistohet nga Prokurori Special, por sipas gjitha gjasave pritet që një gjë e tillë të ndodhë në shtator”, ka deklaruar ajo.
Ndryshe, shefi i Kadriajt, Ramush Haradinaj, ishte intervistuar nga Gjykata javën e kaluar.
Për këtë ai kishte dhënë dorëheqje edhe nga ekzekutivi i Republikës. /Indeksonline/
