75 Mall Live Search
22:34 / E Enjte, 01 Gusht 2019 / indeksADMonline

Kosovarët merakli në vetura, shënon rritje numri i automjeteve

Numri i veturave në Kosovë nga viti në vit po shënon rritje.

Pas një rënie që pati gjatë 2016-të, tashmë ai numër është rritur, shkruan Indeksonline.

Sipas ‘ASK’, numri i veturave të regjistruara gjatë vitit 2018-të ishte 280 mijë e 422.

Gjatë vitit 2017-të, numri i veturave të regjistruara 273 mijë e 862.

Rënie të numri kanë shënuar automjetet transportuese nën 3.5 ton. Gjatë vitit 2018-të, numri i këtyre automjeteve ishte 19 mijë e 371.

Numri i autobusëve gjatë 2018-të ka shënuar rritje. Vitin e kaluar numri i autobusëve ishte 2917./Indeksonline/