75 Mall Live Search
11:19 / E Premte, 02 Gusht 2019 / indeksADMonline

Në moshën 38 vjeçare aktorja Eliza Dushku bëhet nënë për herë të parë

Aktorja shqiptare 38 vjeçare Eliza Dushku, zbuloi të enjten se ajo lindi fëmijën e saj të parë me burrin Peter Palandjian, megjithëse nuk e ndau datëlindjen e saktë të foshnjës.

Ajo ndau për publikun një fotografi të djalit të vogël qe e kishte pagëzuar me emrin Filip.

Dushku zbuloi lajmet për shtatzëninë në shkurt, duke dalë së bashku me burrin e saj në N.Y.C. për të marrë pjesë në një shfaqje të Mapplethorpe, të cilën ajo e lansoi.

Kujtojmë që Eliza është një aktore majft e suksesshme shqiptare në arenën ndërkombëtare. /Indeksonline/