75 Mall Live Search
12:25 / E Premte, 02 Gusht 2019 / indeksADMonline

Nëse nuk i hoqët kilet e tepërta këto rroba banje janë përfekte për ju

Nëse dhe këtë verë e patët të pamundur të hiqni ato pak kile të tepërta dhe po ndiheni keq, mos u mërzisni pasi stilistët kanë menduar dhe për ju.

Këtë verë njësoj si vitin e kaluar rroba banje me belin e lartë  janë ato perfekte për çdo lloj trupi, aq më tepër për ata që kanë pak kile te tepruara në pjesën e barkut.

  Rëndësi ka të gjeni modelin perfekt sepse më pas copat nuk do t’ju kushtëzojnë.

Modelet i këtij viti përfshijnë: printet e ndryshme, ato të leopardit, kuadratat, me lule të vogla shumëngjyrëshe, dhe më pas me ngjyrat mund të eksperimentoni sa të doni.