KB Rahoveci s’ka të ndalur, zyrtarizon përforcimin e tretë të huaj
Klubi basketbollistik Rahoveci sot ka zyrtarizuar edhe lojtarin e tretë të huaj.
Qendra greke, Rafail Tsourakis do të jetë lojtari më i ri i klubit kosovar.
Më herët këtë verë, Rahoveci njoftoi zyrtarizimin e dy lojtarëve Jure Guninja nga Kroacia dhe amerikanin Justin Gray./Indeksonline/
