75 Mall Live Search
14:09 / E Premte, 02 Gusht 2019 / indeksADMonline

Kishin në kamion miliona euro – I kërkohet këtij shteti të shpallë në kërkim 2 shoferët

Me kërkesë të Policisë vendase, autoriteti ekuivalent belg ka shpallur në kërkim dy shtetas shqiptarë, pasi si rezultat i një kontrolli të ushtruar në kamionin e tyre, u gjet një sasi e konsiderueshme parash që arrinte vlerën e disa miliona eurove.

Kontrolli u ushtrua nga policia në portin shqiptar të Durrësit, raporton “The Brussels Times”.

Kamioni vinte nga Belgjika dhe përmbante nëntë vetura, në dy prej të cilave u gjetën më shumë se 3 milion euro dhe rreth 100,000 franga zvicerane. Që prej atëherë, Policia është në kërkim të dy shoferëve dhe deri më tani, nuk ka rënë dot në gjurmët e tyre.

Të kërkuarit, të dy afro të tridhjetave, nuk janë parë për një kohë të gjatë.

Në këto rrethana, Policia shqiptare i ka bërë thirrje asaj belge për shpallur në kërkim shoferët e kamionit “shumëmilionësh”.