Ishte këngëtarja e parë shqiptare në Eurovision, kështu duket sot Anjeza Shahini
Anjeza Shahini është një këngëtare e njohur shqiptare e cila në vitin 2004 e përfaqsoi Shqipërinë për here të parë në Eurovizion me këngën ‘Imazhi Yt’, shkruan Indeksonline.
Ajo arriti një pozicionim të mirë për Shqipërinë , duke e zënë vendin e shtatë në mesin e shumë garuesve nga gjitha vendet.
Këngëtarja pas sukseseve që arriti disi u pasivizua, duke mos u shfaqur shumë në publik por ajo mbahet mend si këngëtarja shqiptare që ka arritur suksesin më të madh në Eurovision.
Së fundmi ajo është shfaqur në një imazh ku shihet shumë më ndryshe në pamje seç dukej në vitin 2004 kur merrte pjesë në Eurovizion. /Indeksonline/
