Riformatim në shkollën e futbollit të Prishtinës, caktohen 11 trajnerë të rinj
FC Prishtina ka ndryshuar kryesinë në shkollën e tyre të futbollit. Ekipi nga Prishtina ka emëruar drejtor të Shkollës së futbollit trajnerin nga Tirana, Artan Luzin.
Luzi ka përvojë me akademi të futbollit në Itali dhe ka qenë ndihmës i parë i trajnerit Josa. Shkolla e futbollit e Prishtinës ka hasur në vështirësi të mëdha, sidomos atë të infrastrukturës.
Shkolla e futbollit të FC Prishtina, me 11 trajnerë, koordinatorin e Shkollës si dhe fisioterapeutin do të punoj nga të gjitha grupmoshat e reja duke filluar nga mosha 6 vjeç.
Armend Dallku do të jetë trajner i ekipit nën 19 vjeç, ndërsa Debatik Curri trajner në ekipin e parë dhe në Shkollën e futbollit.
Kushtrim Sopa – koordinator i Shkollës
Enis Ibrahimi – Fizioterapeut i kategorive të reja
Leutrim Krasniqi – trajner i U-17
Faton Neziri – trajner i U-17
Agon Krasniqi – trajner i U-15
Suad Keçi – trajner i U-13
Azem Ahmeti – trajner i U6 – U13
Agon Ramadani – trajner i U6 – U13
Bahri Berisha – trajner i portierëve
Jeton Berisha – trajner i portierëve/Indeksonline/