75 Mall Live Search
19:53 / E Premte, 02 Gusht 2019 / indeksADMonline

Guardiola dëshiron që Sane të qëndroj në Manchester City

Anësori 23-vjeçar i Gjermanisë, i cili ka edhe dy vjet nga përfundimi i  kontratës së tij, është përfolur për një transferim në Bayern Munich.

E për këtë largim të mundshëm ka folur edhe trajneri i klubit anglez Guardiola.

Ai tha se “Lojtari nuk më tha asgjë, është realiteti. Ai është lojtari ynë dhe ne duam që ai të qëndrojë.”

“Ne u përpoqëm të zgjasim kontratën për më shumë se një vit, ne ishim mjaft afër një muaj më parë, por tani është pak më ndryshe. Nuk mund të them më,” shtoi Guardiola.

Sane iu bashkua kampionëve në Premier League nga Schalke për 37 milionë funte  në 2016./Indeksonline/.