Messi dënohet rënd për akuzat që i kishte bërë se Copa America ishte e korruptuar
Kapiteni i FC Barcelona dhe Argjentinës Lionel Messi i është ndaluar të luaj me kombëtaren e tij për tre muaj, nga Konfederata e Futbollit të Amerikës së Jugut (CONMEBOL) pas pretendimit të tij që Copa America ishte i korruptuar.
Ai gjithashtu është gjobitur me rreth 18 milionë euro, transmeton Indeksonline.
Messi ka shtatë ditë për të apeluar vendimin për pezullimin e tij, si dhe gjobën.
Ndalimi do të thotë që Messi do të humbasë ndeshjet miqësore të Argjentinës kundër Kilit, Meksikës dhe Gjermanisë në shtator dhe tetor.
Pas humbjes gjysmëfinale të Argjentinës me rezultat 2-0 nga Brazili, Federata Argjentinase e Futbollit ishte ankuar për “gabime serioze dhe të ashpra të arbitrave”.
Messi mori karton të kuq në minutën e 37-të kundër Kilit, pas një përplasjeje me Gary Medel, i cili gjithashtu u përjashtua.
“Ne nuk kemi pse të jemi pjesë e këtij korrupsioni”, “Ata na kanë treguar një mungesë respekti gjatë gjithë këtij turneu” kishte thënë Messi./Indeksonline/.