Kundërkorrupsioni gjen shkelje në tenderin e Ministrisë së Financave
Agjencia Kundër Korrupsionit ka kërkuar nga Ministria e Financave që të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të evituar shkeljet e evidentuara në lidhje me tender me titullin “Servisimi dhe mirëmbajtja e veturave zyrtare për nevojat e NJF-së”.
Sipas kësaj agjencie, në njoftimin për kontratë të tenderit, vlera e parashikuar e të cilit është 10 mijë euro, Ministria e Financave ka shkelur nenin 69 dhe 27 të Ligjit për Prokurim Publik dhe nënin 26.8 të rregullave dhe udhëzuesit operativ për Prokurimin Publik, transmeton Indeksonline.
Sipas AKK-së, gjatë analizimit të njoftimit për kontratë, dosjen e tenderit dhe të tjera specifikime teknike, ka vërejtur se Autoriteti Kontraktues, MF, ka kërkuar nga operatorët ekonomik të ofrojnë dëshmi s kanë përfunduar me sukses së paku dy kontrata të natyrës së njëjtë në tri vitet e fundit (2014, 2015, dhe 2016).
Kundër Korrupsioni thotë se kjo kërkesë e AK-së bie ndesh me nenin 69 të Ligjit në fuqi për Prokurimin Publik.
Në këtë ligj thuhet se “Për të vërtetuar aftësitë teknike dhe profesionale të operatorëve ekonomik, autoriteti kontraktues mundet të kërkojë listën me të cilën saktësohen të gjitha kontratat kryesore të rëndësishme të shërbimeve të realizuara në përiudhën e shkuar trevjeçare, duke saktësuar llojin e shërbimeve të përfshira, shumën e kontratës, datën dhe pranuesin: kur shërbimet janë siguruar për autoritetin publik në Kosovë ose në ndonjë vend tjetër, si dëshmi për këtë sigurim të shërbimeve do të shërbejë kopja e certifikatës përkatëse të lëshuar ose bashkë nënshkruar nga autoriteti i tillë publike: kur shërbimet janë siguruar për vlerësim privat, dëshmi për këtë sigurim të shërbimeve duhet të jetë kopja e cdo dokumenti të nënshkruar nga blerësi dhe evidentimi i sigurimit të tillë.
Pra, në këtë rast nga operatorët ekonomik të cilët janë të interesuar të ofertojnë në këtë aktivitet prokurimi autoriteti kontraktues do duhej të kërkoj që të ofrojë dëshmi se kanë përfunduar me sukses kontrata të natyrës së njëjtë në tri vitet e fundit që ndërlidhet me periudhën që i paraprinë datës së publikimit të njoftimit për kontratë.
AntiKorrupsioni ka konsideruar se shkeljet e tilla nuk duhet lejuar në aktivitete të prokurimit, andaj Agjencia ka rekomanduar që të evitohen këto shkelje./Indeksonline/