Mosmarrëveshje për tokë, një person në Viti e gjuan me armë shtëpinë e viktimës
Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Viti.
I dyshuari është arrestuar në fshatin Skifteraj të Vitisë.
Kjo për shkak se pas një mosmarrëveshje rreth një prone kishte shkuar tek shtëpia e viktimës mashkull dhe kishte gjuajtur me armë.
Në vendin e ngjarjes nuk është gjetë ndonjë dëshmi, kurse nga i dyshuari është konfiskuar një armë automatike AK-47 me gjashtë copë fishekë.
Pas intervistimit me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt./Indeksonline/