Leicester, mbreti i biznesit në futboll
Leicester u bë befasia më e këndshme e futbollit kur në sezonin 2015/16 arritën të shpallen kampionë të Premier Ligës.
Megjithatë, që atëherë Leicester më nuk arriti ta rimarrë veten duke mbetur në mes të tabelës çdoherë, shkruan Indeksonline.
Shumë lojtarë që ndihmuan Leicesterin të bëhej kampion atë vit më nuk janë pjesë e ekipit, duke u transferuar në skuadra tjera.
Kante, Drinkwater, Mahrez dhe së fundmi Maguire të gjithë janë larguar nga Leicester duke lënë zbrazëtira të mëdha mbrapa.
Por, nëse shikojmë çmimin me të cilin i ka blerë Leicester këta lojtarë dhe çmimin me të cilin i ka shitur, shohim se klubi anglez del fitues i padiskutueshëm.
Danny Drinkwater erdhi në vitin 2012 në Leicester për 874 mijë euro, ndërsa u shit te Chelsea në vitin 2017 për 37 milionë euro.

N’Golo Kante erdhi nga ekipi francez, Caen në vitin 2015 për 6.1 milionë euro, ndërsa u shit menjëherë pas një viti në Chelsea për 35 milionë euro.

Riyahd Mahrez erdhi nga ekipi Le Havre në vitin 2014 për 491 mijë euro dhe pas 4 sezoneve u shit në Man City për 65.5 milionë euro.

Transferimi i fundit i Man Utd, Harry Maguire erdhi në Leicester nga Hull City për 18.5 milionë euro në vitin 2017 dhe u transferua dje në Man Utd për 92.8 milionë euro.

Nga këta 4 lojtarë Leicester ka fituar 145.3 milionë euro, duke e bërë klubin anglez një “mbret të biznesit” në botë./Indeksonline/