75 Mall Live Search
20:33 / E Shtunë, 03 Gusht 2019 / indeksADMonline

Protesta në Serbi kundër Vuçiqit – “Kemi nevojë për paqe, jo urrejtje e hakmarrje”

Protesta e serbëve “1 në 5 milionë” është mbajtur në Serbi.

Kjo është protesta e 35-të me radhë që po bëhet nga qytetarët e pakënaqur të Serbisë me pushtetin e Presidentit Aleksander Vuciq.

“Zgjedhje të lira dhe media të lira. Ne po luftojmë për këto dy gjëra. Kjo është një luftë për një jetë normale. Ne kemi nevojë për zgjedhje të lira që njerëzit të jetojnë të sigurtë në Serbi e jo ta braktisin atë”, ka thënë një nga protestuesit, shkruan ‘Blic’, transmeton Indeksonline.

“Shteti i Serbisë nuk siguron një jetë normale. Ne kemi nevojë për paqe, jo urrejtje dhe hakmarrje’, theksoi Veselinoviç.

KËto protesta kanë filluar me 30 nëntor në Krusevac, dhe që nga kjo datë cdo të shtunë, mbahet protestë duke kërkuar zgjedhje dhe pushtet të lirë./Indeksonline/