75 Mall Live Search
21:48 / E Shtunë, 03 Gusht 2019 / indeksADMonline

Rashica fitoi çmimin e lojtarit më të mirë, premton më shumë në sezonin tjetër

Milot Rashica sot zyrtarisht mori çmimin e lojtarit më të mirë të Werder Bremenit për sezonin 2017/18.

Rashica pa dyshim ishte lojtari më i mirë i klubit gjerman duke shënuar 9 gola dhe duke kontribuar me 5 asiste në 19 paraqitjet me Werderin, shkruan Indeksonline.

Pas marrjes së çmimit, Rashica falënderoi klubin dhe premtoi se do të angazhohet edhe më shumë në sezonin që po vjen.

“Dua të iu falënderoj të gjithëve që më ndatë çmimin “Lojtari i sezonit”. Kjo do të thotë shumë pë mua! Unë do të bëj më të mirën time në sezonin e ardhshëm” – tha vushtrriasi në faqen e tij në Facebook./Indeksonline/