Man City me mungesa të mëdha ndaj Liverpoolit
Me fillim nga ora 16:00 do të zhvillohet ndeshja ndërmjet Liverpool dhe Man City, e vlefshme për kompeticionin Community Shield.
Manchester City do të jetë pa zgjedhjen e parë në portë, Ederson dhe mesfushorin Fernandinho, raporton BBC, përcjell Indeksonline.
Në portë për kampionët e Anglisë do të jetë Claudio Bravo pasi që Ederson dhe Fernandinho u kthyen vonë për përgatitjet parasezonale me ekipin pasi që ishin në Copa America me Brazilin.
Te Liverpool, i vetmi që do të mungojë është Sadio Mane, i cili u kthye të hënën në stërvitje oasi ishte me Senegalin në Kupën e Afrikës./Indeksonline/