75 Mall Live Search
08:32 / E Hënë, 05 Gusht 2019 / indeksADMonline

Shtylla e koshit të basketbollit ia merr jetën 19 vjeçarit në Greqi

Një 19 vjeçar humbi jetën në ishullin grek të Chios pasi u zu poshtë nga shtylla e koshit të basketbollit. I riu ndërroi jetë pak pas mesnatës së të dielës. 

Ai ishte me pushime në ishull. Gjithçka ndodhi në një fushë basketbolli në oborrin e Daskalopetra, ku shtylla u shemb në tokë duke zënë poshtë të riun.

Pavarësisht përpjekjeve titanike të bluzave të bardha 19-vjeçari nuk mundi të mbijetonte.

Për ngjarjen policia greke ka arrestuar kryetarin e bashkisë së Chios, Manolis Vournos.

Ai po mbahet në komisariat dhe do të dërgohet në Prokurori mëngjesin e sotëm.