Modelja e parë transeksuale në sfilatën e Victoriaʼs Secret
Revolucion në shtëpinë e modës së Victoria’s Secret! Marka e njohur amerikane e të brendshmeve, ka vendosur që të përfshijë në sfilatë, për herë të parë një modele transeksuale.
Quhet Valentina Sampaio, është 22 vjeçe dhe është braziliane, modele dhe aktore, e lindur mashkull.
Në vitin 2017, ishte e para modele transeksuale që doli në revistën ‘Vogue’, në versionin francez, brazilian dhe gjerman, brenda të njëjtit vit.
Në profilin e saj në Instagram, Valentina ka publikuar foto nga prapaskenat e shërbimit fotografik për Vspink, linja që mban firmën e Victoria’s Secret, e hedhur në treg në vitin 2002, dedikuar kryesisht për vajzat e reja, shkruan a.y

Vendimi për të përfshirë modelen transeksuale ngjalli polemika të shumta, ku shefi i marketingut të shtëpisë së modës, Ed Razek, deklaroi se sfilita e engjëjve të Victoria’s Secret nuk është për transeksualët, por për femra të vërteta që konfirmojnë sensualitetin.
Mirëpo pavarësisht kritikave të tij dhe qëndrimeve të tjera të ngjashme, Valentina është tashmë pjesë e shtëpisë më të famshme të modës.
