Nis mbledhjen Kryesia, pas pak vendoset për shpërndarjen e Kuvendit
Është mbledhur Kryesia e Kuvendit të Kosovës ku do të caktohet data për shpërndarjen e legjislaturës, raporton Indeksonline.
Në sallë kanë hyrë tashmë të gjithë shefat e grupeve parlamentare ndërsa pas pak do të të vendoset data për shpërndarjen e Kuvendit të cilën po e kërkojnë të gjitha subjektet politike.
Kryekuvendari Kadri Veseli ka qenë ai që ka ftuar kryesinë, pasi refuzoi thirrjen e presidentit Hashim Thaçi për të caktuar një mandatar të ri për kryeministër pas dorëheqjes së Haradinajt./Indeksonine/

