ZYRTARE: Bekim Isufi trajner i Ferizajit
Ekipi i Ferizajit pak minuta më parë ka zyrtarizuar Bekim Isufin si trajner të ri të ekipit.
Isufi në të kaluarën ka udhëhequr skuadra të njohura kosovare si Drita, Hajvalin dhe Vllaznin e Pozheranit, shkruan Indeksonline.
Bekim Isufi suksesin më të madh e pati me skuadrën nga Gjilani, Drita.
Ai arriti që të fitoi Superligën e Kosovës dhe ta udhëheq Dritën në garat evropiane. /Indeksonline/