Michael Douglas befason me dukjen, sa shumë ka ndryshuar
Çifti i njohur nga Hollywood-i është duke kaluar pushimet verore në Saint-Tropez të Francës.
Catherine Zeta-Jones dhe Michael Douglas shumicën e kohës e kalojnë në jahtin e tyre, por në një moment ata janë parë duke drekuar në një restorant.

Aktorja në Instagram ka postuar foton nga kjo drekë, ku kishte veshur fustan veror dhe kapele të madhe të zezë. Bashkëshorti i saj 74-vjeçar Michael kishte vendosur të veshë diçka më të lehtë, përkatësisht bluzën e NBA-së dhe syze dielli.
Fotografia ka mbledhur më shumë se 90 mijë pëlqime, teksa fansat kanë komentuar të shokuar se sa shumë është plakur Douglas viteve të fundit.

“Zot, ai është tepër i vjetër për ty”, “Kush është ky plak me Catherine?”, “FaceApp është tepër real”, ishin këto disa nga komentet e fansave.
Ndryshe, me kalimin e kohës, mund të vërejmë se sa shumë Michael ngjason në babanë e tij, Kirk Douglas.