Me maska e armë, grabitet agjencia e kreditit në pikë të ditës në Tiranë
Një grabitje me armë ka ndodhur në një pikë dhënie kredie të vogla tek ‘Zogu i Zi’ në kryeqytet.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e kësaj të marte në rrugtën ‘Muhamet Gjollesha’, në një zyrë që i përket një institucioni financiar për kredidhënie në shuma të vogla.
Sipas informacioneve të para mësohet se një person i maskuar, nën kërcënimin e një arme zjarri pistoletë ka marrë një sasi parash dhe më pas është larguar me vrap.
Në ndjekje të autorit janë vënë shërbimet e Policisë , Shqiponjat, forca e posaçme operacionale.
Grupi hetimor i cili ka shkuar në vendin e ngjarjes po këqyr kamerat për të identifikuar autorin./b.