Tottenham rivalizon Arsenalin, bën ofertë zyrtare për Coutinhon
Philippe Coutinho duket se do të largohet nga Barcelona këtë verë pasi që konsiderohet i tepërt në Camp Nou.
Braziliani pritet të rikthehet në Premierligë në një formulë huazimi me të drejtë blerje, shkruan Indeksonline.
Më parë është raportuar se po kërkohet nga Arsenali ndërsa tani “Times” raporton se Tottenham ka dërguar një ofertë zyrtare për të.

Klubet janë duke biseduar dhe besohet se Barcelona kërkon rreth 23 milionë euro për këtë huazim.
Coutinho aktualisht fiton 200.000 euro në javë, që do të thotë se mund të bëhet futbollisti më i paguar te Spurs.
Nëse kjo marrëveshje arrihet atëherë ka të ngjarë që të jetë zëvendësimi i drejtpërdrejtë i Eriksenit.
Mesfushori danez konfirmoi më herët këtë verë se ai dëshironte të largohej nga klubi. /IndeksOnline/
